Nuri Seferi duket në formë jetësore – pamjet nga stërvitjet para meçit

Sporte luftarake 03 Maj 2019 13:30

Nuri Seferi, i njohur në boks si Tysoni Shqiptar, do të zhvillojë meçin e tij të 49-të në karrierën profesioniste, më 25 maj të Kirchberg të Zvicrës.

Për Seferin, ky meç është i rëndësishëm, meqë ka më shumë se dy vjet që nuk ka boksuar në Zvicër, ku edhe jeton, por edhe për arsye se pret ti kthehet fitoreve pas humbjes ndaj Taylor Mabikas në meçin e zhvilluar në Libreville të Gabonit, që ishte debutimi i tij në kontinentin afrikan.

Kundërshtari i Seferit ëhstë Kai Kurzawa, boksieri më shtetësi gjermane, i cili ka 45 meçe si profesionist (38 fitore dhe 7 humbje) dhe mban titullin evropian në kategorinë gjysmë të rëndë në federatën WBO.

Fjala është për një kundërshtar shumë serioz, ndër më të mirët që Seferi i ka pasur përballë dhe boksierin i cili përveç titullit që mban aktualisht ka mbajtur ose ka sfiduar tituj ndërkombëtarë dhe interkontinentalë edhe në federatat IBF, IBO dhe EBU.

Seferi për këtë meç është duke u përgatitur në mënyrë intensive dhe super profesionale, siç shihet edhe nga kjo video, por edhe të ngjashme, që ky boksier i ka postuar në facebook.