Nuri Seferi humbet meçin pas këtij nokauti brutal nga rusi Gassiev

Boks 31 Tetor 2020 22:21

Boksieri shqiptar nga Gostivari, Nuri Seferi, ka humbur meçin ndaj rusit Murat Gassiev, shkruan Insporti.

Ky meç ishte i vlefshëm për kategorinë e rëndë dhe ishte lufta e parë për Murat Gassiev në këtë kateogri pas dy vitesh jashtë ringut.

Seferi humbi luftën në raundin e parë, pas një nokauti brutal nga ana e 27 vjeçari nga Ossetia-Alania.

Për Seferin ky ishte dueli i 52-të në karrierë, teksa deri tash ka regjistruar 41 fitore dhe 10 humbje.

Në anën tjetër boksieri rus në 28 meçe të zhvilluara, numëron 27 fitore dhe 1 disfatë. Ndryshe Gassiev dy vite nuk ishte aktiv në ring dhe dëshiron të kthehet në majat e boksit në peshat e rënda.

Ky duel u mbajt në Soçi të Rusisë.

-->