Nwabueze: E merituam fitoren, do të shënoj shumë gola

Futboll 16 Shkurt 2019 15:56

Drita ka fituar derbin e Anamoravës ndaj Gjilanit, me rezultat 3:1 në kuadër të IPKOSuperligës së Kosovës.

Për skuadrën kampione kjo është fitorja e dhjetë në histori ndaj Gjilanit, shkruan Insporti.com.

Në këtë fitore debutuan trajneri Ardian Nuhiu dhe sulmuesi nigerian, Kyrian Nwabueze, i cili shënoi golin e dytë për “Intelektualët”.

Nwabueze u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit dhe kjo është paraqitja e parë zyrtare në futbollin kosovar.

Ai për mikfronin e “SuperSportit” deklaroi se tek Drita është ambientuar mjaftë mirë dhe se e merituan fitoren në derbi.

“Ne e kërkuam më shumë fitoren, të gjithë luftuan, jam i lumtur për fitoren, e kemi ditur se di do të luajmë, shpresoj të shënoj më shumë gola. Te Drita po ndihem mirë, kam bashkëlojtarë shumë të mirë”, deklaroi Nwabueze, transmeton Insporti.com.

-->