Nxehet finalja e NBA – Bucks ngushton epërsin e Phoenix Suns
Basketboll
12 Korrik 2021
09:41

Milwaukee Bucks e kanë fituar ndeshjen e tretë të finales së madhe të NBA kundër Phoenix Suns, në shtëpinë e tyre në ‘’Fiserv Forum’’.
Me këtë fitore, Suns mbesin në epërsi pas tre ndeshjeve të para 2:1.
Giannis Antetokounmpo ishte fantastik me 41 pikë e 13 kërcime, ndjekur nga Jrue Holiday me 21 pikë e nëntë asistime.
Te Suns, Chris Paul realizoi 19 pikë, ndërsa Ayton e Crowder realizuan 18 sosh.