“O Samir, pasha Zotin trakën ki me ma dhanë se nuk shkoj në shpi” – Shikoni veprimin e kapitenit të Kosovës

Kombëtarja 10 Tetor 2019 22:24

Kombëtarja e Kosovës e kaloi me suksese pengesën e quajtur Gjibraltar, ku fitoi 1-0 me golin e shënuar nga Florent Hasani.

Pas ndeshjes Samir Ujkani u përshëndet me shumë tifozë të Kosovës që ishin në tribuna. Ai bëri fotografi të shumta me tifozët, ndërsa njëri nga ta ia kërkoi trakën e kapitenit, shkruan Reporteri.net.

“O Samir, pasha Zotin trakën ki me ma dhanë se nuk shkoj në shpi,” kështu i tha një tifoz i Kosovës kapitenit të Kosovës.

E Samiri si një kapiten i vërtetë nuk nguroi t’ia jepte trakën, ndërsa një tifozit tjetër ia dha fanellën të cilën ia kishte premtuar para ndeshjes.