Odise Roshi bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e djalit

Kombëtarja 25 Tetor 2021 12:26

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe ekipit turk Bolusporit, Odise Roshi është bërë baba për herë të parë.

Ai përmes një postimi në faqene tij zyrtare në “Instagram”, ka dhënë lajmin e mirë se është bërë baba për herë të parë.

“Mirë se erdhe në këtë botë, engjëll i vogël”,shkruan fillimisht 30-vjeçari, teksa më poshtë bën publik edhe emrin.

“Të dua Rois“, vazhdon tutje Roshi me postimin që shoqërohet me një foto të dorës së djalit.

-->