“Odiseja” e Sokol Saratov, lojtarët udhëtuan 8 mijë kilometra për një ndeshje futbolli

Futboll 04 Maj 2021 16:56

Takimi i javës së 28-të në kategorinë e tretë të futbollit rus prodhoi njërin nga rrugëtimet më të gjata, raporton Insporti.

Futbollistët e klubit rus, Sokol Saratov udhëtuan 8500 kilometra për takimin e kategorisë së tretë ndaj Sakhalin, takim ky i cili u mbyll me rezultatin 1-1.

FC Sokol Saratov, klub i cili në fillim të viteve 2000-ta militonte në Premier Ligën ruse, është i vendosur në qytetin Saratov, 850 kilometra në jug lindje të Moskës.

Where is Saratov Located? What Country is Saratov in? Saratov Map | Where  is Map

Teksa Sakhalin, është ishull në oqeanin Paqësor, dhe ndodhet në veri të Japonisë, mbi 8500 kilometra larg Saratov.

Russia plans start of Sakhalin fixed link
Image

Takimi u zhvillua në kushte të vështira atmosferike edhe pse jemi në muajin maj./Insporti.com/

-->