Ofendime në baza etnike, UEFA dënon Crvena Zvezdën

Futboll 14 Prill 2021 19:03

UEFA ka dënuar klubin nga Serbia, Crvena Zvezda, pas fyerjeve të fansave të tyre drejtuar sulmuesit boshnjak.

Shtëpia e futbollit evropian ka dënuar klubin serb me 25 mijë euro gjobë. Gjithashtu, ndeshjet e ardhshme në kualifikimet për garat europiane do t’i luajnë pa praninë e tifozëve.

Ky dënim për klubin e Crvena Zvezdës erdhi pas fyerjeve që tifozët e këtij klubi i kishin bërë sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovicit, në ndeshjen e knockoutit në kuadër të Ligës së Evropës.

Tifozët e klubit serb fyen në baza etnike sulmuesin e “Rossonerëve”, i cili është me prejardhje boshnjake.

Përveç dënimit prej 25 mijë euroshë, Crvena Zvezda është dënuar edhe me 5 mijë të tjera për shkak të shkeljeve të rregullave anti-Covid. /Insporti.com/

-->