Ofendime në baza raciste – Rashford cak i tyre pas finales

Futboll 27 Maj 2021 19:00

Mbrëmjen e djeshme, Manchester United humbi në finalen e Ligës së Europës përballë Vilarealit, teksa spanjollët arritën të triumfonin pas 22 penalltive të goditura.

Një ndër protagonistët negativë tek ‘’djajtë e kuq’’ ishte sulmuesi Marcus Rashford i cili humbi një rast të pastër para portës në minutën e 70-të të ndeshjes.

Pas ndeshjes, në drejtim të Rashford kanë vërshuar një lumë fyerjesh me bazë raciste dhe për këtë ka reaguar dhe vetë sulmuesi anglez. 23 vjeçari në llogarinë e tij në ‘’Twitter’’, u shpreh se i kanë dërguar shumë mesazhe fyese një ndër ta dhe një mësues matematike.

‘’Të paktën 70 sharje me bazë racore kanë ardhur në llogaritë e mia në rrjetet sociale. Ata tentojnë të më bënë të ndihem më keq se jam në këto momente.

“Jam i frustëruar se si një nga abuzuesit më kishte dërguar një mal me emoji majmunësh dhe ishte mësues matematike me profil të hapur. Ai i mëson fëmijët?! Dhe e di që mund të abuzojë lirisht në mënyrë raciale pa pasoja’’, shkruan Rashford.

-->