Ofendoi gjyqtarin, FFK merr një vendim kundër Ismet Munishit

Futboll 12 Shkurt 2019 17:04

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka inicuar procedurë disiplinore ndaj trajnerit të KF Vëllaznimit, Ismet Munishi, për shkak të “sjelljeve jo sportive” në ndeshjen e Kupës së Kosovës ndaj Dritës.

Këtë vendim, Komisioni i Garave i FFK-së e mori në mbledhjen e mbajtur sot.

“Ndaj kryetrajnerit të KF ‘Vëllaznimi’, Ismet Munishi me nr lic Uefa ‘A’ 0282 (motivi – manifestimi i sjelljeve josportive , gjatë gjithë kohës ka reaguar  dhe protestuar  në mënyrë  jo sportive pas çdo vendimi  të marre nga referi  po ashtu gjatë largimit të tij ka pasur tensione të shikuesve vendas dhe mysafirë në ndeshjen e Digit Alb Kupës së Kosovës ndërmjet KF Vëllaznimi – FC Drita, e zhvilluar në Gjakovë më datë 10.02.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes”, thuhet në vendim.

“KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur  ka të  drejtë  ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së)”, thuhet në vendim. /Insajderi.com