Ofendoi përkthyesin, Klopp i kërkon falje: Ishte budallallëk

Futboll 11 Dhjetor 2019 11:38

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka kërkuar falje përkthyesit gjerman, të cilin e kishte kritikuar në konferencën për shtyp para përballjes me Red Bull Salzburgun në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kur Jordan Henderson ishte pyetur për sfidën që Salzburgu mund t’ia sjellë Liverpoolit në konferencën për shtyp të së hënës, ai e shprehi besimin e tij se përballja nuk do të ishte e lehtë.

Përkthyesi në panel e keqkuptoi deklaratën e mesfushorit dhe, në gjermanisht, tha se anglezi kishte thënë se Liverpooli do të shkonte i lehtësuar për ndeshjet kundër klubit austriak.

Kloppi i kishte reaguar me zemërim përkthyesit, duke thënë “Është punë m*ti kur një përkthyes është i ulur afër një trajneri që flet gjermanisht”, si dhe duke e këshilluar përkthyesin “të dëgjojë ose do të përkthej vetë, s’është e vështirë”.

Liverpooli mori fitore me rezultat 2:0 kundër Salzburgut të martën, duke e siguruar një vend në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve si fituese e grupit, falë golave të shënuara nga Naby Keita dhe Mohamed Salah.

Pas ndeshjes, Kloppi e shfrytëzoi mundësinë për të kërkuar falje për reagimin e tij të ashpër, duke insistuar se kishte qenë e padrejtë që e kishte shfryrë zemërimin te përkthyesi në mënyrë aq publike.

“Para se të fillojmë, unë dua të kërkoj falje për dje. Jam i vetëdijshëm që ishte e padrejtë, madje edhe më shumë për shkak se ndodhi në mënyrë publike”, u shpreh Kloppi, pas ndeshjes.

“Ishte plotësisht budallallëk. Nuk më pëlqeu mënyra se si përgjigja ime u përkthye, por mënyra se si e zgjodha atë ishte budallallëk. Duhej ta kisha bërë më punë dhe më vjen keq”.

 

Kloppi foli gjermanisht dhe ia dha dorën përkthyesin pas kësaj deklarate hapëse, para se të thoshte “Tani në anglisht” dhe të shpërthente në të qeshura”.

-->