Ofendojnë Salahun pse është mysliman – u ndalohet hyrja në stadium

Futboll 12 Prill 2019 10:16

Chelsea mbrëmë mundi Slavia Pragën në duelin në Europa League, por një grup tifozësh të këtij ekipi në vend të këndimit për lojtarët e tyre, ishin të “zënë” duke ofenduar yllin egjiptian të Liverpoolit, Mo Salah.

Tifozët i janë referuar futbollistit mysliman të Liverpoolit si “bombardues”, duke asocuar kështu në sulmuesit vetëvrasës në organizata ekstreme islamike, raporton Insporti.

Për këtë gjest të tifozëve të Chelseat ka reaguar edhe klubi i Liverpoolit nëpërmjet një komunikatë ku dënon ashpër këtë gjest të tifozëve londinezë.

Chelsea në anën tjetër ka reaguar duke ua ndaluar hyrjen në stadiumin në Pragë tre tifozëve të vet, të identifikuar në videon me përmbajtje ofenduese.

Chelseat i takonin mbi 1 mijë bileta si klub mysafir, por stafi ka identifikuar tifozët që kanë qenë të përfshirë në këtë video dhe ua ka ndaluar atyre hyrjen në ndeshje.

Tre tifozët tjerë, as që kanë provuar të shkojnë deri në stadium ka raportuar Guardian, transmeton Insporti.

-->