Oferta e Manchester United për Muriqin – flet agjenti i lojtarit

Futboll 31 Janar 2020 16:29

Mediat turke kanë lakuar emrin e Vedat Muriqit, sulmuesit të Kosovës për një largim të mundshëm në drejtim të Premier Ligës angleze, ku sipas tyre ishin të interesuara së paku tri ekipe të mëdha.

Lidhur me interesimin e Burnley, Manchester United dhe Tottenham Hotspur është deklaruar agjenti i lojtarit, Haluk Cantar.

“Muriqi është në kontratë katër vjeçare me klubin e Fenerbahces. Jemi të lumtur që për të kanë shprehur interes klubet të ndryshme por nuk bëhet fjalë për një largim në afat të janarit” ka përfunduar deklaratën agjenti i lojtarit.

Vedat Muriqi është duke kaluar një sezon fantastike me klubin e drejtuar nga Ersun Yanal, duke shënuar 12 gola dhe 4 asistime në 17 ndeshje të Superligës turke deri tani.

-->