Oferta qesharake e Realit për Paul Pogba – ky është vendimi i Manchester United

Futboll 05 Gusht 2019 09:38

Real Madrid ka lansuar një ofertë prej 30 milionë euro plus James Rodriguez në drejtim të Manchester United për Paul Pogba, raporton “The Times”.

Megjithatë, Manchester Unitedi e ka refuzuar ofertën pasi e vlerëson Pogban me 150 milionë funte, shumë të cilën Real Madridi nuk ka shprehur gatishmëri ta paguajë.

“Diario AS” raporton sot se Real Madridi synon transferimin e James, Mariano Diaz dhe Gareth Bale për të gjeneruar fonde për transferimin e francezit.

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer nga ana tjetër ishte i çartë duke thënë se Pogba nuk do të largohet këtë verë.

Reprezentuesi francez ka qenë i lidhur me një largim këtë verë nga Manchester Unitedi, por ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete për transferimin e tij.

Ai thuhet se është i pakënaqur në klub pasi nuk është përfituesi më i madh, duke marrë parasysh faktin se Alexis Sanchez është futbollisti më i paguar në klub.

Pogba iu bashkua Manchester Unitedit në verën e vitit 2016 nga Juventusi në një marrëveshje prej 95 milionë euro, e cila aso kohe ishte rekorde