Ofertat për Isco-n sa vijnë e shtohen

Futboll 09 Shkurt 2018 10:02

Isco është në kërkim të klubit të tij të ri pas përfundimit të këtij sezoni dhe ofertat në drejtim të mesfushorit spanjoll, sa vijnë e shtohen.

Gazeta spanjolle “AS” raporton se Manchester City dhe Liverpool do i bashkohen “Topçinjve” të Arsenal në garë për shërbimet e Isco-s.

Mesfushori kreativ pritet se, do të lejohet të largohet nga “Santiago Bernabeu” në fund të sezonit, pasi nuk është zgjedhja e parë në formacion.

“Los Blancos” po kërkojnë të rishikojnë skuadrën e tyre dhe besohet se kanë vënë në shënjestër yllin e Chelsea-t, Eden Hazard, si objektivin e tyre kryesor.

Treshja e Premier League, do të përballen me një luftë të madhe për ta sjellë atë në Angli, pasi në garë janë edhe Bayern Munchen dhe Juventus. /Insporti.com

 

-->