Ofertë befasuese e Mourinhos për lojtarin e Arsenal

Futboll 20 Mars 2018 10:05

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho di të jetë shumë i paparashikueshëm dhe njeri i cili shfrytëzon momente të caktuar.

Raportet e fundit në shtypin anglez flasin për një ofertë befasuese nga portugezi për njërin prej lojtarëve të Arsenal, i cili më parë nuk është se ishte përmendur si një qëllim i “Djajve të Kuq”, por trajneri Mourinho personalisht ka shumë konsideratë për mesfushorin e “Topçinjve”.

Bëhet fjalë për Aaron Ramsey, i cili në kontratën e tij ka vetëm edhe një vit me ekipin nga Londra dhe sipas “Daily Star”, Manchester United janë duke e monitoruar situatën e tij.

Megjithatë përpos United , edhe Chelsea duket se janë të interesuar për shërbimet e uellsianit, kurse në të njëjtën kohë skuadra e tij momentale, Arsenal, po mundohet që ta bind atë të rinovojë kontratë dhe të qëndrojë në “Emirates”, në mënyrë që ta shmang situatën e cila i ndodhi me Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, përkundër që ky i fundit pas një kohe, vendosi të vazhdojë marrëveshjen me “Topçinjtë”.

Arsye pse Ramsey mund të mos e dëshirojë qëndrimin tek Arsenal , mund të jetë edhe mos inkuadrimi i tij i shpeshtë në formacionin bazë nga Wenger, derisa në anën tjetër, dihet se Manchester United po e kërkon një mesfushorë, i cili do e zëvendëson Michael Carrick, i cili do të pensionohet në fund të këtij sezoni, e po ashtu edhe paqartësia e Marouane Fellainit në “Old Trafford”. /Insporti.com

GOTHENBURG, SWEDEN – AUGUST 07: Aaron Ramsey of Arsenal during the Pre-Season Friendly between Arsenal and Manchester City at Ullevi on August 7, 2016 in Gothenburg, Sweden. (Photo by Nils Petter Nilsson/Ombrello/Getty Images)

-->