Ofertë që nuk është dëgjuar kurrë më parë

Futboll 11 Korrik 2019 17:13

Gareth Bale thuhet se ka marrë një ofertë “faraonike” nga Super League Kineze.

Sipas El Chiringuito, një klub i paidentifikuar në Kinë është i përgatitur të dyfishojë pagën e Gareth Bales duke i ofruar 1.2 milionë funte në javë në mënyrë që ta joshë atë për në Lindjen e Largët.

E përllogaritur, gjatë vitit në total uellsiani do të fitonte plot 62.4 milionë funte dhe do të bëhej automatikisht si pjesë e një prej kontratave më fitimprurëse në historinë e futbollit.