OKC mposht Golden State, Top Aksionet (Video)

Statistikat e lojëtareve 07 Shkurt 2018 09:16

Skuadra e Oklahoma City Thunder i kthehet fitoreve pas katër humbjeve rreth dhe atë duke e mposhtur Golden State Warriors.

Për Warriors ishte humbja e dytë me radhë, pas asaj ndaj Denver Nuggets para tri ditëve. Takimi i cili i zhvillua në “Oracle Arena” të Oakland në Kaliforni, i takoi mysafirëve të OKC me rezultat 125-105. Humbja e Golden State me diferencë prej 20 pikëve, ndodhi në një ndeshje ku Steph Curry dhe Kevin Durant po gjuanin nën mesataren e tyre nga distanca. Megjithatë Durant në aspektin e pikëve pati në mbrëmje të mirë, duke realizuar 33 pikë. Kurse Curry shtoi 21 pikë dhe 5 kërcime e asistime, derisa Klay Thompson shënoi vetëm 12 sosh.
Në krahun tjetër tek skuadra fituese, shpërthyen Paul George dhe Russel Westbrook. Ky i fundit për pak nuk arriti edhe një triple-double tjetër duke shënuar plotë 34 pikë dhe 9 kërcime e 9 asistime. Derisa realizatori më i mirë tek OKC me 38 pikë ishte super Paul George, i cili pati edhe 5 kërcime dhe 6 topa të vjedhur. George në këtë mbrëmje gjuajti nga loja afër 50 %, kurse për tre pikë ishte në 55 % duke shënuar 6 treshe nga 11 tentime. /Insporti.com

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u zhvilluan mbrëmë, sipas kohës në SHBA ishin:

Orlando Magic – Cleveland Cavaliers (116-98)

Atlanta Hawks – Memphis Grizzlies (108-82)

Brooklyn Nets – Houston Rockets (113-123)

New York Knicks – Milwaukee Bucks (89-103)

Toronto Raptors – Boston Celtics (111-91)

Philadelphia 76ers – Washington Wizards (115-102)

Golden State Warriors – Oklahoma City Thunder (105-125)

Los Angeles Lakers – Phoenix Suns (112-93)

-->