Oklahoma City-Houston Rockets: Rezultat i ngushtë

Basketboll 10 Shkurt 2019 09:14

Oklahoma City Thunder priti në shtëpi Houston Rockets, të dielën në mëngjes, në përballjen e cila u luajt në kuadër të Konferencës së Perëndimit.

Ishte Oklahoma ajo që triumfoi me rezultat të ngushtë, 117-112, në një ndeshje ku shkëlqyen Paul George dhe Russell Westbrook, transmeton Insporti.

George ishte padyshim më i spikaturi, me 45 pikë, 11 kërcime dhe tre asistime, derisa Westbrook kontriboi me 21 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime.

Ky ishte dyshifrori i trefishtë i nënti rresht për Westbrook këtë fushatë.


Te Rockets, i përhershme, James Harden ishte më i miri me 42 pikë të realizuara, ndërsa Chris Paul shtoi 18.

Ishte kjo fitorja 36-të e sezonit për OKC, derisa Rockets pësoi disfatën e 23-të.

Më poshtë, rezultatet nga ndeshjet e tjera.

San Antonio Spurs 105-125 Utah Jazz
Cleveland 90-105 Indiana Pacers
Charlotte Hornets 129-120 Atlanta Hawks
Toronto Raptors 104-99 New York Knicks
Los Angeles Clippers 123-112 Boston Celtics
Washington Wizards 134-125 Chicago Bulls
New Orleans Pelicans 90-99 Memphis Grizzlies
Orlando Magic 103-83 Milwakee Bucks