Oleksandr Usyk fiton luftën ndaj Chisoras, bëhet gati për Joshuan

Boks 01 Nëntor 2020 09:01

Oleksandr Usyk ka nisur rrugëtimim në kategorinë e rëndë me një fitore me shumë stil ndaj britanezit, Derek Chisora, raporton Insporti.

Ish kampioni i unifikuar i botës në kategorinë kruz, nis aventurën e tij në kategorinë e rëndë me një fitore të rëndësishme kundër ish pretendentit për kampion bote, Derek Chisora.

Meçi zgjati plotë 12 raunde dhe ukrainasi fitoi me pikë duke dominuar gjatë gjithë takimit.

Pas meçit, Chisora u shpreh se ai kishte bërë mjaftushem për një fitore ndaj Usyk por që gjyqtarët nuk e panë të tillë.

Fansat nuk u lejuan ta shikonin meçin por aty prezent ishte kampioni i botës në WBA, WBO dhe IBF, Anthony Joshua.

Chisora walked to the ring to the sound of Eagles hit Hotel California
Chisora hynë në ring me këngën Hotel California nga The Eagles

Me këtë fitore, Usyk, 33 vjeçar mbetet sfidues i detyrueshëm për britanezin Anthony Joshua, për rripin në WBO.

Usyk u shpreh pas meçit se performancen e tij e vlerëson vetëm me notën 3 nga 10 dhe se ka vend shumë për përmisime.

“Dua të bëhem kampion i unifikuar i botës në kategorinë e rëndë” – deklaroi ai për  BBC 5 Live pas fitores./Insporti.com/

Unified world heavyweight champion Anthony Joshua was ringside and Usyk could yet face him in 2021

-->