“Olimpico” për Messin, dikur dhe tani ! (Video & Foto)

Nëntë vite më parë në stadiumin “Olimpico” të Romës, Lionel Messi festonte në një mënyrë interesante, pasi kishte shënuar golin e dytë për Barcelonën kundër Manchester United në finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit 2008/09.
Mbrëmë gjërat ishin shumë ndryshe në stadiumin e njëjtë, kur përpos se Barcelona u eliminua nga Champions League me përmbysje të rezultatit nga skuadra italiane Roma, Leo Messi ishte pak i vërejtur në fushë dhe nuk shfaqi magjinë e tij.
Në finalen e vitit 2009 në “Olimpico” kundër Manchester United, ekipi i Barcelonës fitoi me rezultat 2-1 me golat e Samuel Eto’o dhe Lionel Messi, kurse argjentinasi shënoi golin e qetësisë në minutën e 70-të, një gol me kokë duke e mposhtur portierin shtatlartë të United, holandezin Edwin van der Sar.
Por, ajo që bëri lajmin atë kohë ishte festimi i atij goli nga Messi, kur kishte hequr këpucën e tij dhe duke e mbajtur në dorë, u drejtua kah pjesa e tribunës ku ishin tifozët “Blaugrana”.
Fotoja e Messit me këpucën e kaltër në dorë duke festuar, u bë shumë e famshme anembanë botës.
Kurse, nëntë vite më vonë, nuk kishte festë as nga Barcelona, e aq më pak nga Leo Messi, teksa argjentinasi u pa shumë i dëshpëruar me eliminimin nga Liga e Kampionëve. /Insporti.com
Lionel Messi (2009)
Lionel Messi (2018)