Olivier Giroud drejt transferimit tek ky klub

Futboll 14 Maj 2021 09:21

Olivier Giroud po i kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Chelseat.

Sulmuesi francez do të largohet në fund të këtij edicioni nga gjiganti anglez, pasi kontrata me finalistin e Ligës së Kampionëve i skadon.

Veterani 34-vjeçar nuk do të vazhdoj qëndrimin në ‘Stamford Bridges’, derisa para vetës ka shumë oferta.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në elitën e futbollit italian, Serie A, ku Lazio dhe Inter janë duke biseduar me agjentin e lojtarit.

Të dyja klubet italiane duan një sulmues rezervë që garanton disa gola në sezon dhe profili i Giroud është i duhuri për to.

Gjithsesi transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi lojtari po kërkohet me ngulm edhe në vendlindjen e tij në Francë.

Olympique Marseille, Monaco, Lille dhe Olympique Lyon janë skaudrat që kanë shprehur interesim për të.

I sigurt është vetëm largimi i tij nga Chelsea dhe Anglia, por e ardhmja e tij vazhdon të mbetet mes Francës dhe Italisë.

Reprezentuesi francez këtë edicion ka zhvilluar 34 ndeshje me Chelsean, ku kryesisht është inkuadruar nga banka rezervë derisa ka shënuar 11 gola.

-->