Olympiacos – Arsenal, ky është vlerësimi për Xhakën e Mustafin

Futboll 20 Shkurt 2020 23:27

Arsenali i është falur Alexandre Lacazette, i cili ia ka siguruar fitoren në duel ndaj Olympiacosit në Greqi.

Ndeshja e vlefshme për 1/16 e Ligës së Evropës, ishte e vështirë për londinezët.

Deqiziv ishte goli i Lacazette i realizuar në minutën e 81-të.

Lojtari më i vlerësuar në këtë takim ishte mbrojtësi anësor, Saka, i cili u vlerësua me notë 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Georgios Masouras që u notua me 6.0.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën dyshja shqiptare, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, të cilët patën paraqitje të mira duke u notuar me 7.9, respektivisht 6.7

-->