O’Neal i përgjigjet “dashurisë dhe respektit” të Howard

Basketboll 06 Shtator 2019 09:26

Dwight Howard është ylli më i ri i skuadrës së Los Angeles Lakers, i cili ka shprehur respektin dhe dashurinë e tij për legjendën e kësaj skuadre, Shaquille O’Neal.

Howard ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me Lakers, pa garancion , për një rikthim spektakolar të tijin.

Lakers u interesuan për lojtarin vetëm pas dëmtimit të DeMarcus Cousins, dhe tashmë ai po punon fort për të prekur formën më të lartë.

Pas nënshkrimit, i pyetur rreth legjendave të klubit si Bryant e O’Neal, Howard ka thënë: “Shaq dhe Kobe janë dy prej më të mirëve në historinë e basketbollit. Unë nuk kam asgjë përveç respektit dhe dashurisë për ta” ishin fjalët e Dwight.

E këtyre fjalëve, u ka reaguar O’Neal, me anë të një shkrimi të shkurtë në ‘Twitter’.

“Të dua edhe unë, Dwight” shkruhet në postimin e Shaq.

Mbetet të shihet se si Howard do të përshtatet me skuadrën e LA Lakers këtë edicion.