Operacioni “fshesa” tek Arsenal, Arteta përgatit revolucionin

Futboll 01 Mars 2020 10:37

Në Londër pritet një revolucion i madh në verë.

Sipas anglezes Mirror, Mikel Arteta, i cili ka që prej dhjetorit që drejton Arsenalin, ka ndërmend të bërë një operacion “fshese” për të rindërtuar sipas idesë së tij skuadrën.

Sipa gazetës, pritet të largohen plot nëntë lojtarë nga ekipi pasi të ketë përfunduar sezoni.

Përveç gjermanëve Mesut Ozil dhe Shkodran Mustafit, pritet të largohen edhe David Luiz, Sokratis, Granit Xhaka, Calum Chambers, Mohamed Elneny, Henrikh Mkhitaryan dhe Dani Ceballos.

-->