Ora e famshme ndalet në Hamburg, eskalon situata

Futboll 12 Maj 2018 17:07

Skuadra Hamburg e mbrojtësit shqiptar, Mërgim Mavraj, nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Bundesliga 2.

Ndeshjen e fundit Hamburg e fitoi me rezultat 2-1 ndaj Borussia Mönchengladbach, mirëpo nuk ishte e mjaftueshme sepse rënia nga Bundeliga ishte e paevitueshme.

Hamburg, ka 54 vjet e 261 ditë që nuk ka rënë nga liga e parë, dhe ora e famshme në stadiumin e tyre është ndalur përgjithmonë, pasi kjo skuadër ka rënë në ligën e dytë të Gjërmanisë.

Policia kishte hyrë në fushë pasi tifozët ultra të Hamburgut kishin hedhur në fushë mjete piroteknike. /Insporti.com

-->