Orari i garave të sportistëve tanë në ditën e tretë të Lojërat Evropiane

Pas medaljes së artë të Majlinda Kelmendit dhe të argjendtës së Nora Gjakovës, sot në ditën e dytë të Lojërave Evropiane “Minsk 2019”, Kosovën do ta përfaqësojnë tre sportistë: Akil Gjakova, Shpëtim Bajoku dhe Donjeta Sadiku.
Kosova, me 12 sportistët që do ta përfaqësojnë, e nisi të premten garën në Lojërat Evropiane Minsk 2019, të cilat do të zhvillohen prej 21 deri më 30 qershor.
Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë në xhudo, Shpëtim Bajoku në kategorinë deri në 64 kilogramë në boks dhe Donjeta Sadiku në kategorinë deri në 60 kilogramë në boks.
Xhudisti Akil Gjakova do të garojë i pari nga kosovarët me fillim në orën 10:15, sipas kohës së lokale, ndërsa dyshja shpëtim Bajoku do të boksojë kundër Ahmad Shtiwi në orën 18:00 dhe Donjeta Sadiku ndaj Ditte Frostholm në orën 20:30 /Insporti.com/