Orari i xhiros së dytë në Superligën e Kosovës, dy derbi zhvillohen ditën e mërkurë

Futboll 19 Shtator 2020 23:09

Kampionati elitar në futbollin kosovar vijon të ecën me ritëm të shpejtë sa i përket termineve të ndeshjeve, teksa menjëherë në mesjavë pritet të zhvillohet edhe java e dytë.

Dy ndeshje do të zhvillohen ditën e martë, ndërkohë dy të tjera do të zhvillohen ditën e mërkurë, shkruan Gazetasheshi.com.

Dueli ndërmjet Dritës dhe Trepçës ’89 i paraparë për t’u zhvilluar këtë xhiro është shtyrë për më vonë, për shkak të impenjimeve të klubit gjilanas në garat ndërkombëtare.

Orari i xhiros së dytë

E martë

Drenica – Besa
Arbëria – Prishtina

E mërkurë

Llapi – Gjiani
Ballkani – Feronikeli

Drita – Trepça ’89 (zhvillohet më vonë)

Të gjitha takimet zhvillohen nga ora 16:00.

-->