Ospina e shmangi për mrekulli Messin

Futboll 25 Shkurt 2020 23:14

Portieri i Napolit, David Ospina ka mahnitur të gjithë tifozët në ‘Sao Paolo’ dhe në rrjetet sociale, me veprimin e tij ndaj Lionel Messit, në pjesën e parë gjatë të ndeshjes Napoli – Barcelona. Ndeshja përfundoi baras me rezultat 1:1.

Dries Mertens pastaj e ka kaluar në epërsi Napolit, ndërsa Antoine Griezmann ka barazuar në pjesën e dytë.

Portieri kolumbian i cili njihet për lojën e tij të mirë me këmbë, ishte përballë me të jashtëzakonshim Messi për një moment, të cilin e shmangi për mrekulli.

E gjithë kjo ka ndodhur në pjesën e parë kur rezultati ishte 0-0.

Ospina pranoi topin në zonën e tij dhe arriti të shmangë Messi, i cili pastaj rrëshqiti, duke ngjalluar edhe reagime te tifozët.

 

 

Kanë qenë të shumta komentet në rrjetet sociale, sidomos në Tëitter për driblimin e ish-portierit të Arsenalit. /Insporti.com/

-->