Ozil mban premtimin, jep lajmin e madh (FOTO)

Futboll 25 Dhjetor 2019 15:43

Nuk mund të kishte një lajmërim më të bukur se ai i bërë nga Mesut Ozil në ditën e Krishtlindjes. Ylli i Arsenalit ka dashur të ndajë me të gjithë gjestin e jashtëzakonshëm që ka bërë.

E kishte premtuar në momentin e martesës së tij, kur në vend të dhuratave për të, ka kërkuar dhurata dhe ndihmë për fëmijët që kishin nevojë për operacione që do t’u shpëtonin jetën.

Pak muaj pas atij premtimi kanë ardhur rezultatet e para, me Ozil që ka lajmëruar në profilin e tij në Instagram: “219 operacione janë kryer, por mbetet akoma shumë punë për të bërë!”.

“Para martesës sime në qershorin e 2019-ës, unë dhe gruaja ime kemi lajmëruar se do të mbulonim kostot e 1000 operacioneve të tjera jetësore për fëmijët në nevojë në të gjithë botën”.

“Falënderoj të gjithë të ftuarit në martesë dhe fansat që kanë dhuruar diçka për këtë projekt. Një falënderim të veçantë për të gjitha ekipet e mjekëve ndërkombëtarë që marrin pjesë. Ky është vetëm fillimi! Presim me padurim 2020-ën. Të ndihmojmë bashkë qindra fëmijë të tjerë në nevojë”.

-->