Ozil nuk është top lojtar

Futboll 31 Janar 2020 18:11

Ish trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka folur për mesfushorin gjerman, Mesut Ozil në një intervistë të dhënë për të përditshmen spanjolle “Marca”.

“Ozil është lojtar i mirë, por nuk është top lojtar. Paraqitjet e tij janë të paparashikueshme, ndonjëherë Arsenal luan më mirë me të në ekip por shumicën e kohës nuk e bën ndryshimin” – ka deklaruar spanjolli 48 vjeçar.

Ozil është duke kaluar momente më të mira me trajnerin e ri, Mikel Arteta dhe ka deklaruar se është shumë më i lumtur tani.

Kujtojmë që Unai Emery është ende pa ekip prej shkarkimit nga klubi londinez./Insporti.com/

-->