Mesut Ozil thumbon policinë angleze në Stoke

Futboll 01 Prill 2018 21:51

Mesut Ozil ka bërë shaka me policinë e Stoke, pasi Arsenali deklasoi ekipin e Stoke Cityt me rezultat 3-0. Ozil vitin e kaluar ishte bërë objekt tallje i policisë së Stoke, pasi në faqën zyrtare në Twitter, departamenti i Policisë së Stoke, kishte shkruar në Twitter, “ju kërkojmë falje pse tani po ju shkruajmë mirëpo kemi qenë të zënë duke e kërkuar personi e humbur me mbiemër Ozil. A e keni parë?

Në atë ndeshje Arsenali kishte humbur ndeshjen ndaj Stoke Cityt, me rezultat 1 me 0 ndërsa Mesut Ozil ishte një nga lojtarët më të dobët të takimit.

Me fitoren e Arsenalit të Dielen kundër Stoke Cityt me rezultat 3 me 0, Ozil ka thumbuar policinë e Stoke Cityt duke u thënë në Twitter: ”Policia e Stoke Cityt nuk janë treguar të aftë për të zbulojnë çështjen e vjedhjes, kështu që ne Arsenali u dolëm në ndihmë”, ka thënë Ozil, gjithashtu duke e falënderuar bashkëlojtarët e tij dhe tifozët. /Insporti.com

-->