Pa befasi në çerek-finalet e Wimbledonit

Tenis 10 Korrik 2019 20:26

Roger Federer është kualifikuar në gjysmëfinale të Wimbledonit pasi mposhti japonezin, Kei Nishikori 3-1 me sete.

Tetë herë fituesi i këtij turneu prestigjioz fitoi tre sete nga 6-1,6-4,6-4 dhe humbi setin e parë 6-4.

Ky triumf njëherësh ishte edhe fitorja e 100 e zviceranit në Wimbledon duke thyer rekord të ri.

Në gjysmëfinale Federer do të takohet Rafael Nadal që mposhti  Sam Querry, 3:0 në sete.

Gjysmëfinalja tjetër është, Djokovic – Roberto Bautista Agut.