Pa fitues ndërmjet Bayernit e Leipzigut – liderë mbesin bavarezët

Futboll 09 Shkurt 2020 20:04

Bayern Munichu e RasenBallsport Leipzigu kanë ndarë pikët në kryendeshjen e javës në Bundesligën gjermane.

Bayerni dhe Leipzigu kanë barazuar pa gola në kryendeshjen e javës së 21-të në Bundesligë.

Bavarezët dominuan në fushë duke krijuar më shumë raste, por që në fund ekipet që po luftojnë për titull mbetën baras.

Bayerni mbetet lider me 43 pikë në tabelë e Leipzigu e ndjek pas me një pikë më pak.

https://www.youtube.com/watch?v=ygK4QDZYbdg

-->