Pa gola mbyllet derbi i Madridit – paqe mes Atleticos e Realit

Futboll 28 Shtator 2019 22:57

Ka përfunduar pa gola derbi lokal i Madridit, ndërmjet Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga, Atletico dhe Real janë vënë përballë njëra tjetrës.

Të dy skuadrat patën rastet e tyre, por nuk arritën të zhbllokojnë rezultatin. Meritë për këtë kanë edhe portierët, të cilët ishin në nivel të lartë.

Me këtë barazim, Real Madrid mban kreun e tabelës me 16 pikë, dy më shumë se Atletico dhe tri më shumë se Barcelona.