Pacquiao firmos për kompaninë e McGregor, gati dueli i madh mes dy kampionëve

Sporte luftarake 12 Shkurt 2020 13:45

Boksieri filipinas Manny Pacquiao ka firmosur sot për kompaninë e menaxhimit Paradigim Sports Management, e njëjta kompani që menaxhon edhe kampionin e arteve marciale mikse Conor McGregor.

Ky lajm paralajmëron një përballje në të ardhmen mes dy sportistëve kampionë në sportet luftarake, për një duel mes tyre në ring.

Pas fitores ndaj Donald Cerrone në eventin UFC-247, irlandezi konfirmoi se ka dëshirë të rikthehet në ring dhe nuk i ka mohuar kurrë zërat për një duel ndaj Manny Pacquiao. “Jam i kënaqur që nënshkrova këtë marrëveshje me Paradigim Sports Management dhe shoh me optimizëm përpara për sfida të reja së bashku”, tha boksieri filipinas.

Edhe Pacquiao ka dëshirë të zhvillojë një duel të madhe në ring me McGregor, duke ndjekur gjurmët e rivalit të tij Floyd Mayweather, që dueloi me irlandezin në verën e 2017-ës. Një sfidë që do të gjeneronte shumë të ardhura për të dy sportistët. /Telesport/

-->