Pacquiao me përkthyes të veçantë për ta provokuar rivalin (VIDEO)

Sporte luftarake 11 Janar 2019 23:34

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama kishte “Luther”… dhe tani Manny Pacquiao ka përdorur gjithashtu një përkthyes zemërimi për të na thënë se si ndihet ai në të vërtetë për Adrien Broner.

Pacquiao po përgatitet për t’u ndeshur me Broner më 19 janar në Las Vegas dhe, nëse e njihni sadopak Mannyn, e dini se ai nuk është një nga më të mirët kur bëhet fjala për të provokuar kundërshtarin.

Për këtë arsye, ai ka kërkuar ndihmën e shokut të tij, Michael Blackson, për të na shpjeguar se çfarë mendon në të vërtetë për rivalin e tij dhe fyerjet nuk kanë munguar.

Për shembull, kur është pyetur se çfarë mendonte për parashikimin e Broner se do ta fitonte ndeshjen me “KO”, Pacquiao ka thënë në mënyrë të edukuar: “Është e lehtë ta thuash, por e vështirë ta bësh”.

Por ajo që donte të thoshte në të vërtetë ishte: “Do ta shkërdh..! Do ta godas në sy! Do ta godas në bo..! Ajo ku… e shkurtër do të fundoset!!!”.