Paderborn – Werder Bremen, ky është vendimi për Milot Rashicën

Futboll 13 Qershor 2020 14:34

Werder Bremen synon t’i marr pikët e plota në udhëtim ndaj Paderbornit që mban pozitën e fundit në Bundesligë, transmeton Insporti.

Paderborn mund të bie nga liga në rast se humbin dhe Fortuna e Valon Berishës arrin të fitoj ndaj Borussia Dortmundit.

Në sfidën e parë të zhvilluar në dhjetor, Paderborni i Gjasulës arriti të marrë pikët e plota ndaj Bremenit fal një goli në minutë të fundit nga Sven Michel.

Milot Rashica ka tejkaluar lëndimin dhe e nis sfidën nga minuta e parë në fushë.

Të dy ekipet janë në rrezik reale të rënies nga kategoria superiore ndaj sfida pritet të jetë e “nxehtë” dhe pa kalkulime.

Sfida nis në ora 15:30./Insporti.com/

Image
Image

-->