Pagat e pilotëve në Formula 1, nga 500 mijë në 42 milionë

Formula 1 05 Korrik 2019 16:58

“Business Book GP 2019”, një revistë e pavarur e garave të Formula 1, ka publikuar sot rrogat e të 20 pilotëve të Formula 1 që marrin pjesë në botërorin 2019. Piloti më i paguar është britaniku i Mercedesit, Lewis Hamilton, me 42 milionë euro.

Ajo që bie në sy është se mes tij dhe dy pilotëve më pak të paguar ka një diferencë jashtëzakonisht të madhe, 40 milionë eurosh.

Në vendin e dytë renditet Sebastian Vettel me Ferrari me 35 milionë euro. Surpriza është vendi i tretë në podium, Daniel Ricciardo me Renault, më 20 milionë.

Ja sa fitojnë pilotët e Formula 1 në një sezon:

1-Lewis Hamilton, 42 milionë euro
2-Sebastian Vettel, 35 milionë euro
3-Daniel Ricciardo, 20 milionë euro
4-Max Verstappen, 12 milionë euro
5-Nico Hulkenberg, 8 milionë euro
6-Valtteri Bottas, 8 milionë euro
7-Kimi Raikkonen, 6 milionë euro
8-Sergio Perez, 4 milionë euro
9-Carlos Sainz, 4 milionë euro
10-Charles Leclerc, 3 milionë euro
11-Romain Grosjean, 2 milionë euro
12-Kevin Magnussen, 2 milionë euro
13-Lance Stroll, 1.5 milionë euro
14-Pierre Gasly, 1.5 milionë euro
15-Robert Kubica, 1 milionë euro
16-Alexander Albon, 750 mijë euro
17-Daniil Kvyat, 750 mijë euro
18-Lando Norris, 700 mijë euro
19-George Russell, 500 mijë euro
20-Antonio Giovinazzi, 500 mijë euro