Paguhet 75 milionë dollarë dhe rrezikon jetën duke vrapuar para demave

Sporte luftarake 12 Korrik 2019 10:43

Josh Norman, “cornerback” i Redskins-ave në kampionatin e futbollit amerikan, është një nga lojtarët më të paguar në pozicionin e tij.

Ka firmosur një kontratë afatgjatë për 75 milionë dollarë, por kjo duket se nuk e pengon aspak që të rrezikojë jetën duke vrapuar përpara demave në Spanjë.

Në një nga videot, ai madje është regjistruar duke u rrëzuar gjatë vrapimit në Pamplona, por fatmirësisht asnjë nga demat nuk e ka lënduar.