Pajtohet Manchester United, Pogba mund të largohet për këtë çmim

Futboll 14 Shkurt 2020 16:50

Paul Pogba nuk është më i motivuar te Manchester United dhe prej kohësh kërkon largimin, dëshirë që është edhe nga agjenti i francezit, Mino Raiola. Mesfushori që në afatin kalimtar të verës së kaluar shpresoi në një largim, por asgjë nuk u konkretizua, me klubin anglez, që nuk heq dorë lehtë nga kampioni i botës.
Gjithsesi, Pogba dëshiron me patjetër të largohet dhe United vështirë të sfidojë edhe më shumë kërkesën e lojtarit për t’u larguar. Kështu, “The Guardian” raporton se anglezët kanë vendosur të fiksojnë një çmim për skuadrat e interesuara për yllin e tyre.
Nëse dikush dëshiron në ekip Pogban, duhet me patjetër të ketë gati një valixhe me 100 milionë euro në të. Për mesfushorin interesohen Juventusi dhe Real Madridi. Te bardhezinjtë ai ka kaluar periudhën më të artë të karrierës së tij dhe kthimi atje do të ishte një garanci për vazhdimësinë. Ndërkohë, një klub si Reali gjithmonë të tundon dhe Zidane është një admirues i madh i yllit francez.

-->