Pak minuta pas rrahjes në tunel, shënon gol dhe feston në këtë mënyrë provokuese

Futboll 03 Prill 2021 09:41

Takimi i futbollit anglez mes Sunderland dhe Oxford United nuk kaloi pa incidente, transmeton Insporti.

Vendasit fituan 3-1 me golat e Lynden Gooch, Aiden McGeady dhe Max Power, por një incident i rëndë ndodhi në pushim mes dy pjesëve, ku trajneri i Oxford United, Karl Robinson, pretendoi se portieri i tij u godit nga një trajner i Sunderlandit.

“Portieri im u godit nga një trajner i stafit të Sunderlandit. Ai do të ngrit padi dhe policia janë njoftuar me rastin” – deklaroi ai.

Tensionet nuk u ndalën me kaq, kur në fund të takimit, Max Power shënoi gol dhe vrapoi gjysmën e fushës, për të festuar para këmbëve të trajnerit të Oxford United.

VIDEO:

-->