Pak orë para ndeshjes me Liverpoolin, ylli i Real Madridit konfirmohet me koronavirus

Futboll 06 Prill 2021 13:46

Real Madrid ka njoftuar se mbrojtësi francez, Raphael Varane është infektuar me koronavirus dhe rrjedhimisht do të mungojë në sfidën e sotme kundër Liverpoolit në kuadër të Ligës së Kampionëve, raporton Insporti.com.

Klubi spanjoll këtë e ka konfirmuar pak minuta më parë nëpërmjet një komunikate zyrtare në rrjetet sociale të klubit.

Gjendja e Varanes është e mirë dhe tashmë do ndjek hapat e duhur për izolim.

Kjo është një humbje e madhe skuadrën madrilene dhe trajnerin Zinedine Zidane, i cili duhet të bëjë planet pa të.

Real Madridi sonte do të përballet me Liverpoolin në kuadër të Ligës së Kampionëve, për të zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale.

Takimi do të nis nga ora 21:00. /Insporti.com/

-->