Pak para ‘El Clasicos’, Perez takohet me Zidane

Futboll 01 Mars 2020 13:26

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka zhvilluar një takim me Zinedine Zidane para ndeshjes së sotme kundër Barcelonës.

Perez diskutoi për të ardhmen e Zidane te ‘mbretërit’ dhe po ashtu e siguroi trajnerin që pavarësisht rezultatit e ardhmja e tij është e sigurt te klubi spanjoll.

Real Madridi nuk është në formë aq të mirë kohëve të fundit andaj Perez është duke u përpjekur që ta stabilizojë klubin.

Ndeshja e sotme do të jetë një sfidë mjaftë e vështirë për klubin nga Madridi.

-->