Pamjet nga peshimet zyrtare – Ozdemir vs Latifi

Sporte luftarake 10 Gusht 2019 12:01

Ilir Latifi sonte, rreth orës 03:00 pas mesnate pritet ët zhvillojë duelin me Volkan Ozdemirin, që mund të jetë vendimtar për vazhdimin e karrierave të këtyre dy luftëtarëve në UFC, siç kishte paralajmëruar Insporti më herët.

Në matjet zyrtare Latifi peshonte 92,7 kg, kurse Volkan Ozdemir 93,2kg. Përderisa diferenca në kilogramë mund të mos jetë e madhe, predispozitat tjera fizika flasin më të mirë të Ozdemirit shkruan Insporti, duke u bazuar në statistikat zyrtare.

Odemir është 30 vjeçar dhe I gjatë 188cm, me gjatësi të duarve 191 cm, kurse Latifi tashmë 36 vjeçar dhe me shtatlartësi prej 178 cm sërish duhet të kërkojë rastin e tij në luftë të afërt, shkruan Insporti.

Latifi besohet se ka fuqi më të madhe të goditjes dhe është në epërsi kur ka kapje ose situate të ngjashme me mundjen dhe sportet e kontaktit të afërt, por do ta ketë vështirë ti afrohet një kundërshtari më të gjatë, I cili punon mirë edhe me këmbë.

Sidoqoftë, sonte do të dihet nëse njëri nga këta dy luftëtarë, pas fitores eventuale, mund të vazhdojë të ndjekë ëndrrën për titull të kampionit në UFC, pasi Ozdemir e humbi një rast të tillë vitin e kaluar, kurse Latifit asnjëherë nuk iu ka dhënë mundësia të luftojë për titull.