Pamje e tmerrshme, luftëtari i UFC-së e thyen hundën gjatë duelit

Sporte luftarake 11 Gusht 2019 15:15

Mike Perry u largua nga Arena Antel në Uruguaj me një nga thyerjet më të rënda të hundës që do të shihni ndonjëherë.

27-vjeçari u fut në tetëkëndësh në UFC Fight Night me një luftëtar shumë të vlerësuar, Vicente Luque të shtunën.

Dhe dueli ishte shumë i përgjakshëm. Fakti që Perry vazhdoi edhe pse mbeti me hundë të thyer pasi u godit me gju fluturues në të tretën, është një mrekulli në vetvete.

Luque vazhdoi të fitojë ndeshjen përmes vendimit të ndarë prej 29-28, 28-29, 29-28 për të fituar ndeshjen e tij të gjashtë radhazi.

Post-shfaqja e ESPN konfirmoi më vonë se Mike Perry ishte dërguar në një spital lokal për një skanim CT pasi ekipi i tij tregoi se kishte probleme me frymëmarrjen pas përleshjes.

Të dy luftëtarët u larguan me një 50,000 dollarë shtesë nga çmimi Fight of the Night, kështu që të paktën Perry u largua nga Antel Arena me diçka tjetër përveç një hunde të thyer të keqe.