Shpërthimi i fortë në shtëpinë e Dukës, pamje ekskluzive nga shtëpia

Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen qendrore të Durrësit, përkatësisht në shtëpinë e kreut të FFK-së, Armand Dukës, raporton Insporti.
Paraprakisht raportohet se nga shpërthimi ka dëme materiale, kryesisht në portën e jashtme të shtëpisë, prej ku Insporti sjell ekskluzivisht pamje.
Nuk dihet nëse shpërthimi ka të bëjë me ngjarjet e ditë së sotme, ku Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për presidentin Armand Duka. Siç raportohet hetimet kanë nisur pas referimit të kryer nga Policia e Shtetit, për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”
Ndër tjerash, Federata Shqiptare e Futbollit sonte njoftoi se faqja e saj zyrtare është sulmuar nga hakerat dhe se për momentin mbetet e bllokuar.
Dita e sotme ishte mjaft e tensionuar për shkak të zgjedhjeve për kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, ku u përfshi edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
/Insporti.com