Pamje fantastike – ky është momenti kur i gjithë stadiumi e nderoi legjendën “Fadil Vokrri” (VIDEO)

Kombëtarja 10 Tetor 2019 20:26

Tashmë është bërë zakon që në minutën e 9-të të ndeshjes, të nderohet legjenda e futbollit kosovar Fadil Vokrri.

Nuk kishte se si mos të ishte ndryshe as në mbrëmjen e 10 tetorit, kur më shumë se 10 mijë tifozë me drita të celularëve krijuan atmosferë fantastike në nderim të legjendës.


Përveç këtyre pamjeve, jehonë emrit të madh i dhanë edhe tifozët “Dardanët” të cilët në vazhdimësi brohorisnin emrin e Vokrrit.

Një gol i Florent Hasanit në minutën e 69-të ka mjaftuar që Përfaqësuesja e Kosovës të shënojë fitore në ndeshjen miqësore me Gjibraltarin, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.