Mark Magsayo mposht Rusellin dhe i jep fund sundimit të tij shtatëvjeçar

Sporte të tjera 23 Janar 2022 12:12

Boksieri filipinas Mark Magsayo i ka dhënë fund sundimit më të gjatë në boksin profesionist të burrave, duke e mposhtur Gary Rusellin për ta fituar titullin në kategorinë e lehtë në WBC.

Boksieri amerikan Russell e kishte mbajtur këtë titull në WBC që prej marsit të vitit 2015, por kjo ishte vetëm hera e gjashtë që ai luftoi për ta mbrojtur atë.

“Kjo ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë”, tha Magsayo pas fitores habitëse në Atlantic City.

“Faleminderit për përkrahjen tifozëve filipinas. Tani jam bërë kampion i botës”, shtoi ai.

26-vjeçari, i cili është i pamposhtur, e fitoi mundësinë për të luftuar për titull pasi e nokautoi meksikanin Julio Ceja në gusht dhe fitorja e së shtunës ishte e 24-ta në karrierë.

Dy gjyqtarë i dhanë a tij fitoren 115-113, ndërsa gjyqtari i tretë votoi për barazim 114-114.

-->