Pamje nga festa e Chelseat në zhveshtore – Higuaini feston si i ‘çmendur’

Futboll 30 Maj 2019 10:05

Chelsea e ka ngritur trofeun e Europa Ligës për herë të dytë në histori, pasi e mposhti Arsenalin në Baku.

Në finalen e luajtur në Azerbajxhan, ekipi i Maurrizio Sarrit fitoi me spektakël, me rezultatin 4:1 ndaj rivalit londinez, shkruan Insporti

Blutë kështu e përfunduan sezonin me trofe, teksa kualifikimin në Ligën e Kampionëve e kanë siguruar duke përfunduar të tretit në Premierligë.

Dy golat e Hazard, dhe nga një gol nga Pedro e Giroud, i siguruan Sarrit trofeun e parë të madh, derisa për Chelsean ky ishte trofeu i tretë evropian brenda shtatë viteve (dy Liga të Evropës dhe një Ligë e Kampionëve).

Lojtarët e Chelseat janë parë tejet të lumtur me këtë fitore, derisa faqja zyrtare e klubit ka publikuar pamje nga festa në dhomat e zhveshjes.

Në qendër të festimeve përkundër se nuk luajti asnjë minutë në finale shihet edhe sulmuesi Gonzalo Higuain, që është parë duke e shfrytëzuar kupën për të pirë shampanjë.

Pamjet nga festa e Chelseat mund t’i shikoni më poshtë. /Insporti.com/